Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSuedia do të përkrahë Kosovën në sektorin e pyjeve

Suedia do të përkrahë Kosovën në sektorin e pyjeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u takua sot me ministrin Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Per Olsson Fridh, i cili këto ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Ata bashkërisht vizituan projekte pyjore në zonën e Suharekës, të cilat janë financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

Sipas komunikatws ministrore, ministri Peci u shpreh se çështjen e pyjeve është duke e trajtuar me prioritet, pasi rëndësia e këtij sektori është mjaft e madhe.

Nga ana e tij, ministri Olsson Fridh tha se Suedia do të vazhdojë të përkrahë vendin tonë në përmirësimin dhe menaxhimi , mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve si hapa të rëndësishëm për sektorin e pyjeve në Kosovë.

Theksojmë se Projekt-Ligji për Pyje është në diskutim publik deri në datë 08 tetor të këtij viti, dhe përveç Strategjisë për Pyje dhe Ligjit për Pyje, me iniciativën e Ministrit të MBPZhR-së Faton Peci është formuar edhe Task Forca Ndërinstitucionale për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve e cila ditëve në vijim do të mbajë takimin e parë për ta koordinuar agjendën qeveritare në këtë drejtim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments