Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSubvencioni i teksteve shkollore, komunat të brengosura: Më 1 shtator nxënësit s`do...

Subvencioni i teksteve shkollore, komunat të brengosura: Më 1 shtator nxënësit s`do i kenë të gjitha librat

Kolegjiumi i drejtorëve komunalë, i cili funksionon në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka shprehur brengën e tyre për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit.

Ky kolegjium ka bërë me dije se më 1 shtator nxënësit nuk do i kenë të gjitha librat shkollor.

Sipas tyre, do të përsëritet situata e vitit të kaluar.

“1. MASHTI do vazhdojë me subvencionimin e teksteve shkollore. 2. drejtorët komunal të arsimit shprehën brengën që me 1 shtator nxënësit nuk do i kenë të gjitha librat shkollor, bazuar në kohën e shkurtë në dispozicion deri më 1 shtator dhe praktikën e vitit të kaluar”, është thënë në reagimin e kolegjiumin.

Drejtorët komunalë kanë kërkuar që procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore të bëhet duke i dërguar drejtpërdrejtë nëpër shkolla.

3. Ka pasur kërkesa nga drejtorët komunal, bazuar në përvojat e tyre, që procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore të bëhet duke i dërguar drejpërdrejtë nëpër shkolla sepse MASHTI i posedon të gjitha informatat për nr e nxënësve për secilën shkollë. 4. Përkundër vonesave në procedura nga ministria, drejtorët e DKA-ve u shprehën të gatshëm ta ndihmojnë procesin brenda kompetencave të tyre vetëm që nxënësit të kenë të gjitha tekstet shkollore në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor”, është thënë në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments