Monday, November 25, 2024
HomeLajmeShqipëriStudimi: Kanabisi shkakton dëmtime në tru, sidomos tek të rinjtë

Studimi: Kanabisi shkakton dëmtime në tru, sidomos tek të rinjtë

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Droga, droga më e konsumuar në vitin 2020 ishte kanabisi. Dhe studimet konfirmojnë se ai shkakton dëmtim të trurit, veçanërisht te më të rinjtë.

Të dhënat flasin qartë. Sipas raportit të fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën, i publikuar në fillim të vitit 2021, droga më e konsumuar në botë është kanabisi, me 192 milionë përdorues. Vijojnë opioidet me 58 milionë, amfetaminat (27 milionë), ekstazia (21 milionë) dhe kokaina (19 milionë).

Të dhënat tregojnë se përdorimi i kanabisit u rrit gjatë periudhave të bllokimit nga pandemia. Për më tepër, disa produkte të kanabisit e kanë rritur efektin e tyre, sepse përqindja e THC, përbërësi kryesor i tyre psikoaktiv, është rritur. Megjithatë, ky rrezik i shtuar nuk u shoqërua me një perceptim të shtuar të rrezikut.

Në veçanti, në Europë 19% e të rinjve midis moshës 15 dhe 24 vjeç përdorën kanabis në 2020, ndërsa rreth 1% e të rriturve janë përdorues të zakonshëm, pasi e kanë përdorur këtë lloj droge për më shumë se 20 ditë në muaj. Në Shtetet e Bashkuara, edhe më keq: përqindja e konsumatorëve të rregullt arrin 4.7%.

DËMTON TRURIN. Në dritën e të dhënave, ekspertët përsërisin se kanabis, i konsideruar gabimisht “i lehtë”, është i rrezikshëm, veçanërisht për të rinjtë. Në fakt, kanabisi ndërhyn në zhvillimin e trurit (një proces që përfundon rreth moshës 24-25 vjeç), dhe konsumi i tij, veçanërisht nga adoleshentët, është shoqëruar nga shumë studime me zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme psikiatrike si skizofrenia, ose çrregullimi bipolar.

Një gjë është e sigurt: edhe nëse drogat nuk janë të gjitha të njëjta dhe profili i tyre i rrezikut ndryshon sipas molekulës dhe kontekstit në të cilin ato merren, drogat e lehta nuk ekzistojnë më,  nëse ato kanë ekzistuar ndonjëherë. Me pak fjalë, nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’ u droguar me ndonjë helm në qarkullim sot: as kanabis (aq i përhapur dhe aq i diskutuar) as, për shembull, ato pilula që të rinjtë i marrin sikur të ishin karamele. Përkundrazi ata duhet të dinë se substanca të caktuara mund të vrasin, edhe nëse përdoren vetëm një herë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments