Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaStudimet e fundit: Numri i lindjeve të fëmijëve gjatë pandemisë ka rënë...

Studimet e fundit: Numri i lindjeve të fëmijëve gjatë pandemisë ka rënë dukshëm

Në shumë vende me të ardhura të larta, norma e lindjeve në muajt pas valës së parë shënoi rënie të dukshme, kjo ndoshta për shkak të pasigurisë ekonomike.

Kur për arsye të përhapjes së Corona virusit në pranverën e vitit 2020, u dhanë urdhra të prerë për t’u mbyllur dhe për të qëndruar në shtëpi, shumë media dhe ekspertë spekuluan që kjo mund të çojë në rritje të numrit të lindjeve. Por në të vërtetë ndodhi e kundërta: studimi i ri tregon që në shumicën e vendeve me të ardhura të larta, numri i lindjeve ra mjaft shumë.

Arnstein Aassve, profesor i shkencave shoqërore dhe politike në Universitetin Bocconi në Itali, dhe kolegët e tij shikuan normat e lindjeve në 22 vende me të ardhura të larta, përfshirë SHBA, nga viti 2016 deri në fillim të vitit 2021. Ata zbuluan se shtatë nga këto vende kishin rënie statistikisht të madhe të niveleve të lindjeve në muajt e fundit të 2020 dhe muajt e parë të 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.

Hungaria, Italia, Spanja dhe Portugalia patën disa nga rëniet më të mëdha: ulje prej 8.5, 9.1, 8.4 dhe 6.6%. Shtetet e Bashkuara patën një rënie prej 3.8%, por kjo nuk ishte statistikisht e rëndësishme – ndoshta ngase efektet e pandemisë ishin më të përhapura në vend dhe sepse studimi kishte vetëm të dhëna amerikane deri në dhjetor 2020, thotë Aassve. Hulumtimet u botuan në Proceedings of the National Academy of Sciences USA.

Shkalla e lindjeve luhatet sezonalisht brenda një viti, dhe shumë nga vendet në studim kishin përjetuar rënie të normave për vite para pandemisë. Por rëniet që filluan nëntë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një urgjencë të shëndetit publik më 30 janar 2020, ishin edhe më të ‘zymta’. “Edhe pse ato vende mund të kenë pasur prirje për rënie të numrit të lindjeve (më herët), ne jemi shumë të sigurt për faktin se rënia e mëtutjeshme ishte si rezultat i ndikimit të pandemisë.” thotë Aassve. ”

Pasiguria e lidhur me një pandemi globale dhe ndikimet e saj në rrethanat ekonomike të familjeve janë arsyet më të mundshme për këto prirje, hipotezon Aassve. “Njerëzit nuk e kuptojnë vërtet se çfarë është sëmundja – është diçka e re për ta … Shumë njerëz do të shohin se perspektivat e tyre të punës do të jenë më të këqija, gjë që ka rëndësi për të ardhurat e tyre,” thotë ai. “Ju nuk mund të hiqni plotësisht dorë nga lindja e fëmijës, por të paktën mund ta shtyni derisa të shihni se kohët janë pak më të mira.”

Hulumtimet nuk janë aq befasuese për shumicën e demografëve, të cilët kanë vërejtur rënie të ngjashme pas ngjarjeve katastrofike siç janë kriza financiare e vitit 2008 dhe pandemia e gripit në vitin 1918. Por ato janë ende të rëndësishme.

“Ne padyshim prisnim që të kishte një rënie të niveleve të lindjeve si rezultat i pandemisë [COVID] për shkak të historisë së katastrofave në përgjithësi,” thotë Philip Cohen, profesor i sociologjisë në Universitetin e Maryland, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. “Sido të shkonte do të ishte e paqartë, kështu që është vërtet interesante dhe e rëndësishme që ne po i marrim këto rezultate tani.”

Hulumtimi i vetë Cohen, i përshkruar në një studim të fundit që ende nuk është rishikuar nga kolegët, ka treguar se Florida dhe Ohio përjetuan rënie të nivelit të lindjeve gjatë pandemisë. Cohen vëren se studimi PNAS përfshin të dhënat amerikane deri në dhjetor 2020 dhe se numrat më të fundit tregojnë një rënie edhe më të madhe.

Nëse vendet me të ardhura të larta do të kenë rritje të konsiderueshme në normat e tyre të lindjeve në muajt dhe vitet e ardhshme, mbetet për t’u parë. Të dhënat e hershme sugjerojnë një rikthim të lindjeve nga shtatzënitë që filloi në qershor 2020, pas valës së parë të infeksioneve COVID në vendet që u goditën rëndë në pranverën 2020. Por valët pasuese mund të kishin bërë që më shumë njerëz të shtynin më tej lindjen e fëmijëve.

Ky fenomeni ndoshta mund të çojë në një ‘lulëzim ekonomik’ si të njëzetat e zhurmshme pas pandemisë së gripit 1918. Ose mund të çojë në një rimëkëmbje me dy nivele, në të cilën disa familje të goditura rëndë nga pandemia COVID dhe ndikimet e saj ekonomike – mund të kenë më pak gjasa të kenë fëmijë, ndërsa të tjerët që ishin më pak të prekur apo edhe që kishin përfituar nga gjendja – mund të kenë më shumë gjasa të bëjnë fëmijë. Një mundësi e tretë është ajo që rënia do të çojë në dështim në aspektin demografik, me pak efekt të dallueshëm në popullatën në tërësi.

Në disa prej vende në studimin e ri, duke përfshirë shumicën e vende skandinave, Zvicrën dhe Korenë e Jugut, u panë tendenca pozitive në normat e lindjeve, por ato nuk ishin statistikisht të rëndësishme. Edhe pse është shumë herët për të interpretuar këto të dhëna, mund të spekulohet se rrjeta më të forta të sigurisë shoqërore mund të kenë kompensuar disa nga pasiguritë që lidhen me lindjen e fëmijëve gjatë pandemisë.

Studiuesit përfshinë vetëm vendet me të ardhura të larta në analizën e tyre për shkak të cilësisë së të dhënave në dispozicion. Njerëzit e vendeve më të pasura po ashtu, kanë më shumë mundësi të kenë ‘qasje’ në kontracepsion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments