Tuesday, November 26, 2024
HomeLajme“​Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë”, Balli Kombëtar Demokrat proteston...

“​Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë”, Balli Kombëtar Demokrat proteston në Prishtinë

Para 23 min

Pjesëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, kanë protestuar sot në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Protestuesit kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, transmeton Telegrafi.

Ata me vete kanë pasur disa pankarta, ku kërkohej të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë.

Protesta u udhëhoq nga kryetari i BKD-së Nikoll Perkaj.

“Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve”, “Të drejta të barabarta për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si çdo popull në Europë”, thuhej në disa nga pankartat e tyre.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments