“Ukraina do të bashkohet me NATO-n. Nuk është çështje nëse, por kur”, tha Stoltenberg.
Sekretari e përshkroi situatën në frontin e betejës si “jashtëzakonisht serioze” dhe tha se “nuk ka shenja se presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatitet për paqe”. Në të njëjtën kohë, Stoltenberg vlerësoi edhe forcat ukrainase.
“Ju keni rimarrë gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia. E larguat Rusinë nga pjesë të mëdha të Detit të Zi. Dhe i shkaktuat humbje të mëdha të forcave”, tha shefi i NATO-s.
Gjithashtu bëri me dije se vendet e NATO-s kanë ofruar miliarda euro ndihmë për Kievin deri më tani, ku përfshihen municione artilerie, mbrojtje ajrore, anije luftarake, pjesë të aeroplanëve ushtarak F-16, dronë, dhe pajisje për çminim.
Ndryshe, sekretari amerikan premtoi më shumë mbështetje për Ukrainën.