Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën Unike të meshkujve, me Golden Eagle Yllin, që u shpall kampion vjeshtor.
Ndërkohë, sulmin më të mirë e kishe Peja, me 671 pikë të shënuara në shtatë ndeshje të zhvilluara apo 95.8 pikë për ndeshje. Në vendin e dytë sa i përket efikasitet ishte Teuta e Durrësit me 648 pikë dhe Rahoveci i treti me 617. Më së paku pikë në shtatë ndeshje ka shënuar Vllaznia e Shkodrës, 539 ose 77 pikë për ndeshje.
Mbrojtjen më të mirë e ka Golden Eagle Ylli, që ka pranuar 507 pikë ose 72.42 pikë për ndeshje, ndërsa mbrojtjen e dytë më të mirë e kishte Peja me 550 pikë të pranuara.
Ylli u shpall kampion vjeshtor me gjashtë fitore dhe një humbje, kurse Vllaznia e Shkodrës ishte në vendin e fundit me një fitore dhe gjashtë humbje