Kryeministri i Sllovenisë – vendit i cili aktualisht udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian – Janez Jansha e ka theksuar zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë si dhe mes Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë, si ngjarje në mesin e proceseve që tha se duhet të shkojnë paralel gjatë dekadës.
Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Jansha tha se këto kanë qenë stimulimet që janë përmendur.
Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Jansha tha se këto kanë qenë stimulimet që janë përmendur.
“Pas debatit, një gjë është e qartë: nëse duam që kjo perspektivë evropiane të materializohet dhe nëse duam të jetë e prekshme për qytetarët dhe stimulim si reformë, tri procese gjatë dekadës në vijim duhet të shkojnë krah për krah me njëra-tjetrën. E para, institucionet evropiane duhet t’i zbatojnë disa procese që të jenë efikase, pra nëse ndodhë zgjerimi: disa çështje të hapura duhet të zgjidhen, p.sh. mes Serbisë dhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por procesi i negocimit duhet të vazhdojë”, tha Jansha.
Ai shtoi se nëse ka një proces negocimi, “kjo bëhet më e lehtë sesa nëse kemi zgjidhje të çështjeve në mënyrë bilaterale”, duke përmendur çështjen e “targave apo të pikave të ndryshme të marrëveshjeve”. Jansha tha se korniza e zgjerimit duhet të jetë mbi këtë.
“Nëse nuk veprojmë kështu, çdo gjidhje tjetër do të jetë e përkohshme. Në fund të fundit, për këtë është zotuar Bashkimi Evropian në vitin 2003 dhe atëherë kjo ishte e qartë. Nuk ka tjetër perspektivë të mirë për rajonin. Nëse kjo sigurohet, atëherë është e mirë; nëse jo, atëherë ngjarje tragjike nga historia mund të përsëriten dhe nuk mendoj se dikush dëshiron të shohë një gjë të tillë”, deklaroi Jansha.
Kryeministri slloven pranoi se vendi që ai udhëheq donte të fuste një datë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por kjo nuk u miratua.
“Nuk është sekret se gjatë përgatitjes së deklaratës së Bërdos, Sllovenia deshi ta theksojë një orar për zgjerimit. Ky orar nuk është pjesë e deklaratës, por ishte pjesë e një diskutimi të gjatë”, tha ai.