Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar dje disa aktivitete në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 21”.
Këto ushtrime nga afër i kanë ndjekur dje Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Osmani tha se duke ushtruar përkrah forcave aleate, Kosova e rikonfirmoi edhe një herë rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
“Duke ushtruar përkrah forcave aleate, ne e rikonfirmuam edhe një herë orientimin tonë e, bashkë me të, e rikonfirmuam rrugën tonë të përbashkët drejt integrimeve euroatlantike. Për më shumë, sot rikonfirmuam se themelet e Kosovës qëndrojnë të forta dhe nuk ka kush që mund t’i lëkund ato”, ka shkruar Osmani.
Më poshtë mund të gjeni fotografi nga ushtrimet e FSK’së, të publikuara nga Osmani.











