Lidhja Demokratike e Kosovës e ka stërmbushur sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet ku do ta mbajë tubimin përmbyllës.
Në pamjet e publikuara nga LDK-ja shihet se akoma pa filluar tubimi, një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve tashmë kanë zënë vend në shesh.
“Po bëhemi gati për tubimin më të madh elektoral në vend”, ka shkruar LDK-ja.
Tubimi i LDK-së është paraparë që të nisë nga ora 18:00.