Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka konfirmuar se është i hapur të largohet për një minutazhë më të lartë.
Anglezi këtë edicion nuk është duke pasur minutat e duhura shkaku që Guardiola preferon treshen Foden, Jesus dhe Mahrez.
Sterling ka pranuar se është i hapur për oferta për një minutazhë më të madhe.
“Nëse do ishte opsioni që të shkoja diku tjetër për minuta më të shumtë, do të isha i hapur për të”.
“Si një lojtar anglez di vetëm Premierligën dhe gjithmonë kam menduar: ‘Ndoshta një ditë do luajë në një ligë të huaj dhe të shoh si do t’ia dal në atë sfidë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Barcelona është skuadër e interesuar për anglezin dhe thuhet se do provojnë ta huazojnë në afatin kalimtar të janarit.