Sunday, November 24, 2024
HomeSportStatistikat e klubeve pas xhiros së tretë të Superligës në basketboll

Statistikat e klubeve pas xhiros së tretë të Superligës në basketboll

Xhiroja e tretë e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll përfundoi në fundjavë.

 

Pas kësaj xhiroje, Peja dhe Trepça kanë mbetur skuadrat e vetme pa humbje, kurse Golden Eagle Ylli dhe RC Cola Drita, të vetmet pa fitore.

Disa nga statistikat kryesore pas xhiros së tretë:

Pas tri xhirove, efektshmërinë më të lartë e ka Prizreni 16, 378.

Më shumë pikë ka shënuar Sigal Prishtina, 312, apo 104 për ndeshje. Prishtinasit gjithashtu kanë më shumë kërcime, 152 apo 50.67 për ndeshje. Bardhekaltrit kanë 50 kërcime në sulm dhe 102 në mbrojtje, por në mbrojtje, Prizreni 16 ka 104, duke qenë në vendin e parë, kurse Bashkimi ka 103.

Prishtina prin edhe me asistime, 80 apo me mesatare 26.67. Sa i përket vjedhjeve të topave, në vendin e parë është RC Cola Drita me 31 apo 10.33.

Bashkimi është në vendin e parë me bllokada, 10 ose 3.33 për ndeshje.

Sigal Prishtina ka shënuar më shumë nga banka rezervë, 107 apo 35.67.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments