Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen e dytë në kualifikimet për turneun më të madh në botë, Major.
Sot, BNE do të përballet me ekipin suedez, Ninjas in Pyjamas me fillim nga ora 17:15, shkruan Gazeta Express.
Dueli zhvillohet në vetëm një terren dhe fitues del ekipi që arrin 16 pikë i pari.
Kujtojmë se dje, djemtë kosovarë e fituan ndeshjen e parë ndaj ekipit turk, Eternal Fire me rezultatin 16:14, duke e bërë një nismë të mbarë të kualifikimeve që po mbahen në Maltë.
Kujtojmë se nëse arrijnë tri fitore, ata do të kualifikohen për Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit.
Ndeshjen mund ta shikoni duke klikuar këtu.