Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaS’punuan institucionet e u mbyllën rrugët, kështu u shënua në Kosovë Dita...

S’punuan institucionet e u mbyllën rrugët, kështu u shënua në Kosovë Dita e Europës

Është e hëna e pestë që institucionet në vend i gjen me dyer të mbyllura. Këtë radhë, shkak është 9 maji e njohur si “Dita e Europës”.

Ani pse Kosova njihet si vendi më i izoluar në Europë, është i vetmi që kremton këtë ditë me aktivitete jo të pakta.

Madje, si pasojë u mbyllën edhe rruga “Xhorxh Bush” e “Garibaldi” në kryeqytet të cilat u shndërruan në krosi për këmbësoret dhe çiklistët.

E prijës i aktivitetit kryesor që u mbajt në Prishtinë ishte kryetari Përparim Rama bashkë me shefin e zyrës së BE’së në Kosovë.

Nga këtu ambasadori dha një mesazh.

Kurse, Rama tha pse Kosova nuk është pjesë e Bashkimit, qytetarët tanë janë me ata.

E këtyre aktiviteteve iu gëzuan një kategori e qytetarëve.

Por këtë ditë, përveç festës pati edhe protestë.

Kjo ndodhi pikërisht para zyrës së Bashkimit Europian, ku të hënën u vazhdua puna e rregullt.

Pakënaqësi të mëdha po shprehin edhe qytetarët.

Kundërshtime për pushimin këtë të hënë ka edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Ai madje po rendit arsyet.

Përveç Kosovës, shteti i vetëm që kremton ditën e Europës është Luksenburgu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments