Monday, November 25, 2024
HomeSportSport Futboll Kosovë Giresse drejtoi Kosovën për herë të fundit ndaj Bjellorusisë,...

Sport Futboll Kosovë Giresse drejtoi Kosovën për herë të fundit ndaj Bjellorusisë, ai do të shkarkohet nga posti i përzgjedhësit

Alain Giresse e ka drejtuar Kosovën për herë të fundit pasi humbja ndaj Bjellorusisë do t’i kushtojë me shkarkim.

Katër ndeshje, tri pikë. Tri barazime dhe një humbje janë rezultatet e francezit Giresse me Kosovën në këto eliminatore për Kampionatin Evropian.

Telegrafi mëson se Giresse kishte ultimatum nga drejtuesit e FFK-së për dy ndeshjet e fundit, ku duheshin dy fitore.

Fitorja në ndeshjen e sotme do të ndryshonte pak gjëra, pasi që ai pothuajse ishte i shkarkuar pas ndeshjes me Rumaninë.

Gjatë javës vetëm se do të konfirmohet largimi i tij nga posti i përzgjedhësit, ndërsa mund të ketë edhe ndryshime të tjera në postet drejtuese te Kosova A.

Giresse thotë se duhet të analizojë më shumë se çfarë po ndodh

Kosovës i mbeten edhe gjashtë ndeshje në grup, por tashmë kualifikimi në Kampionatin Evropian është vetëm ëndërr.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments