Brazili e mposhti mbrëmë Serbinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e xhiros së parë në Kupën e Botës.
Dy golat u shënuan nga Richarlison në pjesën e dytë.
Neymar ishte prej lojtarëve më të fauluar dhe më i padëshiruari edhe nga tifozët serbë.
Ylli i PSG-së madje u largua nga ndeshja me një lëndim në këmbë.
Në një moment gjatë takimit, teksa Neymar po shkonte të ekzekutonte një rivënie këndi, tifozët serbë ishin të zhurmshëm.
Por, Neymar i provokoi keq ata.