Sot është ndaluar të hyjë në Kosovë, Daria Aslamova, e cila nga shumë shtetet është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për intelegjencën ushtarake ruse, duke vepruar si gazetare.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit.
Ai tha se Aslamova ka tentuar të hyjë në Kosovë, një javë pas tensioneve të shkaktuara nga structural kriminale në veri, duke përmendur edhe sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë në Liqenin e Ujamanit.
“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tone”, shkroi Sveçla.