Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSpitali i Pejës jep detaje: Kemi pranuar 18 pacientë nga aksidenti, mes...

Spitali i Pejës jep detaje: Kemi pranuar 18 pacientë nga aksidenti, mes tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dalë me një komunikatë ku ka dhënë detaje për gjendjen e të aksidentuarve në Grabanicë të Klinës.

Në komunikatë bëhet e ditur se janë pranuar 18 pacientë nga aksidenti, ku u përfshinë katër makina. Mes pacientëve ka edhe gra shtatzëna dhe fëmijë.

Nga spitali bëhet e ditur se gjendja e të lënduarve është stabile dhe besohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Kjo është komunikata e plotë:

Komunikatë

Sonte pas një aksidenti në trafik, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar 18 pacientë të lënduar nga ky aksident në mesin e tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë.

Ndonëse është herët për konstatime gjendja e të lënduarve aktualisht është stabile dhe besojmë jashtë rrezikut për jetë.

Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdesin e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar.

Deri më tani 3 pacientë është dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments