Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSpecialja me një vendim tjetër në rastin Januzi dhe të tjerët

Specialja me një vendim tjetër në rastin Januzi dhe të tjerët

Gjykata Speciale ka njoftuar se në rastin gjyqësor Januzi dhe të tjerët, është marrë vendim për kalimin e dosjes së çështjes dhe për dorëzimin e dosjeve paraprake prej mbrojtjes.

Pasi mbrojtja e Januzit ka kërkuar zgjatjen e afatit aktual dhe duke pasur parasysh se mbrojtja e Haxhi Shalës nuk ishte e pranishme në seancën e datës 12 korrik, gjykatësja e procedurës paraprake vendosi të njëjtën ditë, proprio motu (me iniciativë të saj), të anulojë afatin e mëparshëm për dorëzimin e dosjeve paraprake të mbrojtjes, i cili ishte planifikuar për datën 15 korrik.

“Mbrojtja e Januzit është udhëzuar që të dorëzojnë kërkesën e tyre për zgjatjen e afatit për dorëzimin e dosjes së tyre paraprake  deri të hënën, më 15 korrik 2024, ndërsa përgjigjet e mundshme nga palët e tjera deri më 16 korrik. Pas synimit të mbrojtjes së Januzit për të dorëzuar një mocion paraprak në lidhje me akuzën e re në aktakuzën më të fundit të përbashkët, gjykatësja Masëlo (Masselot) gjithashtu anuloi datën për kalimin e dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues, e cila ishte planifikuar për 22 korrik”, njofton Specialja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments