Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSpecialja i kërkon Policisë së Kosovës garanci për lirimin e mundshëm të...

Specialja i kërkon Policisë së Kosovës garanci për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit e Haradinajt

Trupi gjykues II urdhëroi Policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

 

“Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt. Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofroj informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Paneli i gjyqtarëve ka urdhëruar Sekretarin që t’ia transmetojë këtë urdhër dhe Aneksin e tij Policisë së Kosovës sapo të bëhet përkthimi në gjuhën shqipe, gjithashtu ka urdhëruar Policinë e Kosovës ta respektojë konfidencialitetin e Aneksit dhe Përmbajtjen e saj; dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës, në ndërlidhje me çdo departament tjetër dhe/ose autoritet në Kosovë nëse është e nevojshme, të ofrojnë informacinin e detajuar në aneksin e këtij urdhri deri më 26 nëntor.

Vlen të theksohet se Dhomat e Specializuara patën kërkuar gjithashtu garancë nga policia e Kosovës për lirimin e mundshëm me kusht edhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments