Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSpecialja flet për ftesën e çuditshme që ia bëri dëshmitarit 8-vjeçar të...

Specialja flet për ftesën e çuditshme që ia bëri dëshmitarit 8-vjeçar të luftës

Fahri Fazliu, i cili tani është 29-vjeçar, dje ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

 

Atij i është dukur e pazakontë që të ftohet nga Specialja për të dëshmuar, pasi që sipas tij gjatë luftës ka qenë 8-vjeçar.

Në një prononcim për lajmi.net, Fazliu ka thënë se është kontaktuar përmes aplikacionit “Ëhatsapp”, teksa ka treguar se nuk ka pranuar që ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ta marrë në rrugë.

“Më thanë se jemi tek “Maxi 24”. Shkova atje dhe më dukej e pazakonshme me marrë ftesën aty. Unë iu thash se ftesën kam dëshirë ta pranoj para Policisë së Kosovës, sepse nuk ka asgjë të fshehtë. Pastaj kemi vazhduar, kemi shkuar para stacionit të policisë dhe i takova. Kanë qenë tre persona, një përkthyes dhe dy persona me ID që iu shkruante EULEX-Prokuroria Speciale”, ka deklaruar dje Fazliu.

Në anën tjetër, Gjykata Speciale nuk ka pranuar të japë detaje më të hollësishme për ftesën ndaj Fazliut.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk zbulon informacione mbi hetimet e saj, në mënyrë që të mbrojë integritetin e hetimit, konfidencialitetin e dëshmisë së dëshmitarit dhe mbledhjen e vazhdueshme të provave”, thuhet në përgjigjen e Speciales .

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Gjykata Speciale fton dëshmitarë që gjatë kohës së luftës kanë qenë në moshë të mitur.

Në fund të vitit 2019, Specialja kishte ftuar zyrtarin e Ministrisë së Drejtësisë, Rilind Berishën, për t’u paraqitur në Hagë.

Më poshtë gjeni edhe intervistën e Fahri Fazliut 

.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments