SPAK e akuzon Bllakon për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.
Të mërkurën në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK, Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij.
Sot SPAK dërgoi në Gjykatën e Posaçme GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.