Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija, ka thënë se gjendja e 23 vjeçares që ka pësuar lëndime nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, është stabile.
E njëjta po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv Qendror (MIQ) që nga e enjtja dhe se gjendja e saj është duke u përmirësuar.
“Gjendja e saj është relativisht stabile. Është duke u përcjellë ende me barna të gjumit deri sa të vendos neurokirurgu”, u shpreh shkurt Spahija.