Sunday, October 20, 2024
HomeSportSot zhvillohen dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Superkupës në Basketboll

Sot zhvillohen dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Superkupës në Basketboll

Federata e Kosovës në Basketboll disa ditë më parë konfirmoi se Superkupa e Kosovës në Basketboll do të mbahet mes datave 1 deri 5 shtator.

 

Dy ndeshjet e para çerekfinale u zhvilluan gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), ku skuadra e Prizrenit triumfoi ndaj Dritës, gjersa Peja fitoi derbin ndaj Prishtinës.

Dy ndeshjet e tjera çerekfinale për t’i kompletuar gjysmëfinalet do të zhvillohen gjatë ditës së sotme (e enjte), ku Trepça me Rahovecin duelojnë nga ora 16:00, gjersa derbi i ‘dukagjinit’ zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit nga ora 19:00.

Ndeshjet e Superkupës po zhvillohen në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, pasi kështu kishte vendosur Federata e Basketbollit Kosovar.

Gjysmëfinalet do të zhvillohet ditën e premte, gjersa finalja do të luhet të dielën nga ora 17:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments