Një 24 vjeçar humbi jetën mbrëmë në Obiliq.
Si fillim rasti u raportua si plagosje në një poligon të shenjëtarisë në këtë komunë, por më vonë nga të dhënat fillestare u theksua se ky i fundit kishte kryer vetëvrasje.
Nga Policia e Kosovës u tha se pranuan informacionin për të shtëna me armë, meqë rast është plagosur një person i cili me të dërguar në Qendrën Klinike Universitare nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra.
Nga familjarët e të ndjerit është bërë e ditur se varrimi i tij bëhet sot në varrezat e fshatit Sllovi, nga ora 15:00.
Përmes një publikimi në Facebook nga klubi i shenjëtarisë “Katana”, mbrëmë është thënë se duke pasur respekt ndaj privatësisë së personave të përfshirë me ngjarje, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme, transmeton lajmi.net.
Poashtu është theksuar se kjo ngjarje ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe standardet e sigurisë.