Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, njofton Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, ka thënë ai.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale u mbajt më 14 nëntor, ndërsa i pari më 17 tetor të këtij viti.