ot Komisioni Evropian do të publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e Kosovës.
Takimi i Parlamentit Evropian do të filloj në ora 15:00.
Kurse në orën 17:15 pritet të ketë konferencë për media nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Më pas Raporti për Kosovën, apo siç e njohim ndryshe Raporti i Progresit, do t’i dorëzohet kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Të dy do të mbajnë më pas një konferencë të përbashkët për media.