Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKosovaSot përurohet objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë, marrin pjesë...

Sot përurohet objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë, marrin pjesë Kurti e Haxhiu

Sot bëhet përurimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.Sipas njoftimit zyrtar, në ceremoni e cila mbahet në Gjakovë, do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Klankosova.tv.“Ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e objektit të ri të Gjykatës në Gjakovë. Prerja e shiritit të objektit do të bëhet nga Kryeministri i Republikës së Kosovë, z. Albin Kurti, dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu. Ceremonia do të mbahet sot në qytetin e Gjakovës, në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjakovë (afër ndërtesës së Prokurorisë), në ora 10:00”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments