Një grup i avokatëve për të drejtat e njeriut të mërkurën do të paraqesin ankesë ligjore në Britani për të akuzuar figura kyçe në Arabinë Saudite e Emiratet e Bashkuara Arabe për përfshirje në krime lufte në Jemen.
Ata planifikojnë që dosjen ta dorëzojnë te policia britanike dhe te prokurorët duke pretenduar se rreth 20 anëtarë të elitës politike e ushtarake të këtyre dy shteteve janë fajtorë për krime kundër njerëzimit dhe duke bërë thirrje për arrestimin e tyre të menjëhershëm, nëse futen në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Të dy këto figura vlerësohen aleatë të ngushtë politikë të Britanisë së Madhe dhe investitorë të rëndësishëm në vend. Familja që është në pushtet në Emiratet e Bashkuara është pronare e klubit të njohur anglez të futbollit, Manchester City. Këtë vit, Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite e bleu një klub tjetër futbolli në Britani – Neëcastle United.
Toby Cadman, avokati që po e udhëheq ankesën ligjore, tha se shpreson se njësia për krime lufte e policisë metropolitane do të injorojë çfarëdo trysnie politike të qeverisë britanike dhe t’i vlerësojnë çështjet drejt. “Po flasim për krimet më të tmerrshme dhe ne nuk besojmë që ka imunitet për to”, tha avokati.
Avokatët kanë punuar për gati një vit për rastin kundër udhëheqësive në Arabinë Saudite e Emiratet e Bashkuara dhe do të paraqesin një dosje me 200 faqe në policinë metropolitane dhe në Shërbimin Mbretëror të Prokurorisë, përfshirë dëshmitë nga familjet e civilëve të vrarë nga sulmet ajrore që janë kryer nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite.
Rasti do të jetë i përqendruar në tri ngjarje kundërthënëse, përfshirë një sulm ajror të këtij koalicioni kundër një autobusi shkolle në veri të Jemenit në gusht të vitit 2018, i cili la të vdekur së paku 26 fëmijë e të plagosur së paku 19 të tjerë.
Incidenti i dytë ka të bëjë me bombardimin e një funerali në kryeqytetin Sana të Jemenit në tetor të vitit 2016, ku besohet se ishin vrarë së paku 140 njerëz e ishin plagosur 600 të tjerë. Në atë kohë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite e kishte pranuar përgjegjësinë për sulmin.
Në rastin e tretë, do të dorëzohen dëshmi për dyshimet rreth torturimit dhe vrasjes së civilëve në Aden, në jug të Jemenit, nga mercenarët kolumbianë nën komandën e një kompanie private ushtarake të ShBA-së, e kontraktuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Avokati Cadman tha se kompania e tij është duke u mbështetur në parimin e juridiksionit universal sipas ligjit britanik, që zbatohet për krimet si krimet e luftës dhe tortura. “Sipas ligjit britanik, nuk ka kërkesë që krimet të jenë kryer në territorin britanik ose që të ketë viktima ose të pandehur britanikë”, tha ai.
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë palë në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë, prandaj nuk është e mundshme që rasti të paraqitet në këtë gjykat