Mot më i freskët me temperatura shumë më të ulëta sesa ditëve të fundit pritet të mbajë sot në vend.
Sipas Prishtina Weather, sot do të mbajë mot më i freskët dhe pjesërisht i vranët, me temperaturat maksimale që pritet të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.
Nga nesër parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe temperaturat në rritje deri në 30-31 gradë Celsius në fundjavë.
Pas të nxehtit të regjistruar të martën, meteorologu Mendim Rugova nuk pret që sivjet të ketë temperatura më të larta sesa këto të ditëve të fundit.