Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeKosovaSot mot me diell dhe temperatura të larta

Sot mot me diell dhe temperatura të larta

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten lokalisht vranësira konvektive, duke sjellur në zona të caktuara rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh.

Sipas MeteoKosova, reshjet apo stuhitë më të përqëndruara priten në jug dhe juglindje të vendit.

Kujdes! Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rreziku i dehidrimit dhe goditjës së nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 20 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments