Sot pritet të mbajë mot më i ftohtë, derisa në vikend pritet të ketë mot me më shumë diell.
Deri në fundjavë vazhdon të mbetet mot i qëndrueshëm, me më shumë vransira dy ditëve të ardhshme, e ditën e diel me më shumë diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte edhe për mjegull. Ditën e enjte përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.
Javën e ardhshme, mund të kemi ndryshim të situatës sinoptike, me mundësi edhe për reshje shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e gjatë mbrëmjes së ditës së enjte dhe të premten mund të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që vlerat e çastit do të jenë në mesatare apo edhe të pranueshme.
20.11 – Paradite me vransira, e gjatë ditës kthjellime.
21.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull, e vende-vende edhe ngrica.
22.11 – Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten nga 3C deri 5C, por ditën e diel zbresin edhe në 0C, e maksimalet pas një rënie të premten edhe në 8C, në fundjavë luhaten nga 12C deri 13C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale./Gazeta Express