Sot të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, pasi do të realizohet minimi Nr.4.
Në njoftim bëhet e ditur se do të realizohet minimi numër 4, dhe që kjo rrugë do të mbyllet nga ora 15:00.
“Ju njoftojmë se nesër më 12.12.2024 (E enjte), në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.
Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.