Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar.
Ky Komision do të diskutojë për dinamikën e intervistimit të dëshmitarëve në lidhje me procesin e subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e arsimit fillor dhe atij të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Mbledhja do të fillojë në ora 13:30 në një nga sallat e Kuvendit të Kosovës.