Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për vizitën e ish-të Dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Kosovë.
Gazetari Valon Syla thotë se vizita e Grenell lidhet me shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA-ja.
Ai po ashtu thotë se njëra prej arsyeve që Berisha është shpallur non-grata është fakti që Berisha ka punuar kundër Fondacionit të Sorosit dhe u ka hapur luftë atyre.
“Sorosi ka pasur ndikim tjetër në Shqipëri krahasuar me Kosovën. Atje ata punuar hapur që ta rrëzojnë qeverinë e Sali Berishës. Njerëzit e paguar nga Soros. Berisha ishte autokrat. Ata i luftojnë njerëzit e tillë, edhe Orbani në Hungari është autokrat dhe Sorosi angazhohet për shoqëri të hapur. Berisha nuk dinte ndryshe dhe pastaj i sulmoi hapur”, thotë ai.
Ndërkohë edhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se askush nuk mund ta mohojë se Soros angazhohet për shoqëri të hapur dhe lufton pushtetet e djathta autoritare.
“Soros lufton pushtetet e djathta autoritare. Këtë e kemi parë në Europë. Tash Serbia ka rrëshqitur drejt një autoritarizmi të egër. Atje tani po shohim se shoqëria civile po ngritë zërin”, shtoi ai.