Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci gjatë ditës së djeshme i ka dorëzuar Titullin e Nderit ‘Urdhëri i Yllit të Italisë’ në gradën Oficer, sopranos shqiptare, Inva Mula e cila ka një karrierë të vlerësuar në Shqipëri, Itali por edhe në botë.
Në njoftimi e bërë nga ambasada e Italisë në Tiranë theksohet se ky është një vlerësim i merituar për Inva Mulën, për aftësinë e saj për të përhapur muzikë, artin dhe kulturën nëpër teatro të rëndësishme të botës.
“Një vlerësim i merituar i Inva Mulës për aftësinë e saj për të përhapur muzikën, kulturën, artin dhe historinë italiane nëpërmjet veprave më të famshme të kompozitorëve italianë të interpretuara mrekullisht prej saj në teatrot më të rëndësishëm të botës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.