Saturday, November 2, 2024
HomeLajmeKosovaSondazhi për Podujevë: Garë e ngushtë në mes Hysenit e Bulliqit, LDK...

Sondazhi për Podujevë: Garë e ngushtë në mes Hysenit e Bulliqit, LDK prin me pak për qind

Në bazë të sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela “Matjet e Opinionit Publik”, në Klan Kosovës, del se në Podujevë do të jetë një garë e ngushtë mes Ekrem Hysenit të LDK-së me 45.65 % dhe Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes me 42.95%.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ekrem Hyseni (LDK) 45.65 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 42.95 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 8.07 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.31 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Ekrem Hyseni (LDK) 44.10 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 41.50 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 7.80 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.20 %.

Janë intervistuar 1,050 respodentë në periudhën 4 deri 5 tetor.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments