Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka bërë një sondazh ku ka pyetur tifozët se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Chelsea, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Real Madridi janë ende në garë, teksa janë zhvilluar edhe ndeshjet e para gjysmëfinale.
Më së shumti vota ka marrë Real Madridi, 29% të totalit, i ndjekur nga Man City 26%, Chelsea 24% dhe PSG me 21%.

Në takimet e para gjysmëfinale Real Madridi barazoi 1:1 në shtëpi me Chelsean, kurse Manchester City e mposhti në “Parc des Princes” PSG-në me rezultat 1:2.