Sokol Qela nga Leqina ka treguar dje se si e kishte marrë lajmin se i është vrarë djali i tij, Rifat Qela në Betejën e Koshares.
Ai thotë se nuk e kishte ditur fare që i është bashkuar Brigadës “Agim Ramadani”, meqenëse djali i tij kishte marrë rrugën për në Gjermani.
“Unë jam Sokol Qela, prej Leqine, 𝗱𝗷𝗮𝗹𝗶 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗥𝗶𝗳𝗮𝘁 𝗤𝗲𝗹𝗮. 𝗘𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗲̈ 𝗸𝗮 𝘁𝗵𝗮𝗻𝗲̈: 𝗕𝗮𝗰, 𝗮 𝗽𝗼 𝗺𝗲̈ 𝗷𝗲𝗽 𝗶𝘇𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝗸𝘂 𝗽𝗲̈𝗿 𝗚𝗷𝗲𝗿𝗺𝗮𝗻𝗶 𝘀𝗲 𝗳𝘂𝗸𝗮𝗿𝗮𝗹𝗹𝗮𝗸 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈, e po du me shku për Gjermani. 𝗧𝗵𝗮𝘀𝗵𝗲̈: “𝗛𝗮𝗷𝘁 𝗱𝗷𝗮𝗹𝗶 𝗷𝗲𝗺, 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗮 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗼𝗳𝘁𝗲̈, 𝘀𝗵𝗸𝗼!” Kur ka shku atje është shku për Shqipni. Kur ka shku në Shqipni është zatet me do shokë të vet aty. Edhe i kanë thanë: “Ku po don Rifat?”, thotë për Gjermani. I thojnë: a e din që brigada “Agim Ramadani” jemi këtu në Koshare e qysh po na len vetë? 𝗗𝗷𝗮𝗹𝗶 𝘁𝗵𝗼𝘁𝗲̈: 𝗮 𝗲 𝗸𝗲𝗻𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗻𝗶𝗺𝗲? 𝗧𝗵𝗼𝗷𝗻𝗲̈: 𝗮𝗹𝗹𝗮𝗵𝗶𝗹𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗻𝗶𝗺𝗲! 𝗧𝗵𝗼𝘁𝗲̈: 𝗮𝗹𝗹𝗮𝗵𝗶𝗹𝗲 𝗺𝗲 𝗷𝘂𝘃𝗲 𝗸𝗼𝗺 𝗺𝗲 𝘃𝗱𝗲𝗸𝗲̈ 𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗚𝗷𝗲𝗿𝗺𝗮𝗻𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗷 𝗮𝘁𝘆”, tregon Qela.
Lajmin për vdekjen e djalit thotë se ia kishte kumtuar Rrustem Berisha. Kur e kishte marrë lajmin për vdekjen e djalit kishte thënë se i vjen mirë që ka pasur një djalë të tillë.
“Nja katër bohen që i bijnë kufinit aty edhe vrahen ata të katër. Kur bijnë në kufi vrahen të katër edhe mue m’vjen haberi. Unë e pritsha rrogën e tij që po ma çon që është shku në Gjermani e 𝗥𝗿𝘂𝘀𝘁𝗲𝗺 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝘁𝗵𝗼𝘁𝗲̈: “𝗦𝗼𝗸𝗼𝗹 𝗤𝗲𝗹𝗮, 𝘁’𝘂 𝗸𝗮 𝘃𝗿𝗮 𝗱𝗷𝗮𝗹𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗵𝗮𝗿𝗲!”. 𝗧𝗵𝗮𝘀𝗵𝗲̈: 𝗮 𝗲 𝗸𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗻𝗶𝗺𝗲? 𝗧𝗵𝗮: 𝗽𝗼 𝗲 𝘁𝗵𝗮𝘀𝗵𝗲̈: “𝗛𝗮𝗷𝗿𝗶 𝗸𝗼𝗳𝘁𝗲̈, 𝗽𝗼 𝗺𝗲̈ 𝘃𝗷𝗲𝗻 𝗺𝗶𝗿𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀𝗻𝗮 𝗽𝗮𝘀𝗲̈ 𝗮𝘀𝗶 𝗱𝗷𝗮𝗹𝗶!”, ka treguar me lot Sokol Qela.