Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetSokol Halili kishte pasur vetëm një fishek në revole, Policia tregon çfarë...

Sokol Halili kishte pasur vetëm një fishek në revole, Policia tregon çfarë gjeti në vendngjarje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh për ngjarjet e ditës paraprake, ka dhënë detaje edhe për rastin e vetëvrasjes së Sokol Halilit, autorit të vrasjes së Hamide Magashit në oborrin e QKUK-së.

Siç bën të ditur policia, gjatë intervenimit në shtëpinë e Sokol Halilit në fshatin Davidovc të Shtimes ishte arritur që të largohen familjarët e tij nga shtëpia, derisa vetë Sokol Halili nuk kishte pranuar negocimin me policinë.

Si rezultat i kësaj, ai ka qëlluar veten me revole dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

Trupi i pajetë i autorit të vrasjes së ish-gruas së tij më pas është dërguar për obduksion.

“Fsh. Davidoc, Shtime 02.12.2022 – 13:45. Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments