Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSlobodna Bosna: A po përgatitet Serbia për një luftë të re, Vuçeviq...

Slobodna Bosna: A po përgatitet Serbia për një luftë të re, Vuçeviq njoftoi futjen e shërbimit ushtarak

Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së re të Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur një dokument për kthimin e shërbimit ushtarak me efekte pozitive dhe negative, të cilin do t’ia prezantojë presidentit të Serbisë.

Vuçeviq në prezantimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Serbisë tha se “kthimi i shërbimit të rregullt ushtarak do të ishte i dobishëm për të gjithë vendin dhe shoqërinë në planin afatgjatë dhe se do të hartohej një formë më e shkurtër e shërbimit të detyrueshëm ushtarak”.

Siç tha ai, do të propozohet një formë më e shkurtër e shërbimit të detyrueshëm ushtarak prej maksimumi katër muajsh.

“Gjatë asaj kohe, ne mund të merrnim një ushtar të trajnuar dhe një vend më të sigurt,” tha Vuçeviç, shkruan Slobodna Bosna.

“Në terma afatgjatë, kjo do të përfaqësonte një faktor të rëndësishëm në frenimin e agresorëve të mundshëm nga rrezikimi i sovranitetit dhe integritetit territorial dhe tërësisë së Serbisë”, tha Vuçeviq, i cili ishte ministër i Mbrojtjes në mandatin e kaluar.

“Rivendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk është një përgatitje për luftë, por është një përgatitje për të shpëtuar vendin dhe për të pasur breza që dinë të mbrojnë vendin e tyre. Ne gjithashtu duhet të dimë se si të veprojmë kur ka fatkeqësi natyrore dhe situata të tjera. kur të gjithë presin që ushtria dhe policia të jenë të parat në ndihmë, sepse ka edhe një mision të tretë të ushtrisë, që është të ndihmojë autoritetet civile”, shtoi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments