Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“S’kushton as 1 mijë euro”, deklarata e Lushtakut pasi “sakatoi” tavolinën e...

“S’kushton as 1 mijë euro”, deklarata e Lushtakut pasi “sakatoi” tavolinën e Kuvendit duke e goditur me shishe

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur për dëmin që e shkaktuan dje në Parlamentin e Kosovës, meqë godisnin tryezat e sallës plenare gjatë seancës, me shishe qelqi.

Sipas tij, kjo ishte forma më e dëmshme e vogël, që do t’ia bënin kuvendit në një rrethanë të tillë politike, kur bëhet fjalë, siç thotë ai, për respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

”Është forma më e dëmshme e vogël në këtë rrethanë politike që ne të kundërshtojmë dhe të bëjmë efektin e duhur që të mos ketë mbarëvajtje të seancës, edhe pse u bë zhurmë e madhe, nuk u ndaluam”.

”Zgjidhja më e mirë do të ishte që të respektonin nga fillimi atë që e kemi kërkuar deri më sot. Sigurisht, protesta është e garantuar edhe me kushtetutë. Ne kishim synim edhe të protestojmë. Atë e kemi bërë edhe në Kuvendin e Kosovës. Dhe nëse ne si deputetë nuk arrijmë që të respektojmë dhe t’i nënshtrohemi Kushtetutës së Kosovës, atëherë për çfarë opozite bëhet fjalë”.

Sipas Lushtakut, dëmi që e kanë shkaktuar nuk arrin shifrën as një mijë euro.

”Besoj që mjeti që ne të arrijmë qëllimin që të respektohet kushtetuta është më i madh sesa vetë një dëmtim i vogël, ky dëmtim nuk kushton as një mijë euro për të rregulluar këtë dëm që është bërë. Por, është një dëm edhe më i madh që po duam ta parandalojmë”.

”Janë diku rreth 150 milionë euro që flitet se janë keqpërdorur një kohë, kur dihet që ka pasur mjaftueshëm energji elektrike dhe nuk ka pasur nevojë fare për import energjie elektrike në Kosovë. E vetmja formë për të vetëdijesuar dhe për të arritur kushtetutshmërinë e 40 deputetëve ishte kjo”, tha ai në Klan.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments