Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeSkepticizmi për heqje të plotë të masave, dështimi i takimit Kurti-Vuçiq në...

Skepticizmi për heqje të plotë të masave, dështimi i takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel s’ndihmon pozitivisht

 

Një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq ka dështuar në momentet e fundit. Sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, kanë qenë tri kushtet e kryeministrit të Kosovës ato të cilat kanë pamundësuar takimin e dy liderëve ballkanik në Bruksel, të cilët kishin kohë që s’ishin ulur në tryezën e negociatave.

Dështimi i këtij takimit të nivelit të lartë ka ardhur në një moment mjaftë delikat rreth heqjes së masave të BE-së për Kosovën, meqë Borell kishte rekomanduar heqjen e tyre, ndërkohë që mes shteteve anëtare ka skeptikë të cilët kërkojnë një heqje graduale dhe jo heqje të plotë.

Se dështimi i takimit do të ketë ndikim negative lidhur me qëndrimet e shteteve anëtare rreth heqje së masave e ka thënë edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Ai ka thënë se ndonëse takimi s’ka të bëjë me masat, dështimi i tij s’ka ndikim pozitiv në krijimin e atmosferës.

“Po i kthehem deklaratës së mëparshme. BE është një maçineri kompromisi; dhe, heqja e masave ndëshkues është në duart e shteteve anëtare. Ata kanë qëndrime të ndryshme, shumë prej tyre duan heqjen e tërësishne të masave, dhe disa më skeptike; ndërsa neve na duhet të arrijmë një tekst të përbashkët dhe tash në këtë po punohet. Kosova duhet të marr parasysh këtë. Dhe, nëse ju krijoni një atmosferë që e ndihmon heqjen e masave sa më parë, është më mirë. Dhe, takimi i djeshëm, anipse nuk ka të bëjë gjë me masat, kur vjen te krijimi atmosferës, as këtu s’e ndihmon”, ka thënë Rohde për Nacionale.

Për çështjen e masave ka folur edhe vetë kryeministri Albin Kurti nga Brukseli të mërkurën, pasi kishte përfunduar takimet me Borellin. Kurti ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme që shefi i politikës së jashtme të BE-së ka rekomanduar heqjen e masave, ndërkohë ka pranuar se mes shtetesh anëtare ka zhvillime, shkak i të cilave Kosova po vazhdon të jetë ende nën masa.

“Janë disa dinamika të brendshme brenda 27-es, që ende i kemi masat edhe në këto momente që po flasim”, ka thënë kreu i Qeverisë së Kosovës nga Brukseli të mërkurën.

Më 19 qershor, Përfaqëusesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, përmes raportit të tij kishte rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Duke marrë parasysh hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit që të marrë qëndrimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionalë”, thuhet në raportin e Borell të dorëzuar tek shtetet anëtare./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments