Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeSkepticizëm për avancimin e Kosovës në presidencën spanjolle të BE-së

Skepticizëm për avancimin e Kosovës në presidencën spanjolle të BE-së

Spanja do ta marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku i vitit 2023. Gjashtë mujori i dytë i këtij viti, pritet të jetë sfidues për rrugën euro-integruese të Kosovës. Mosnjohja e Spanjës dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku janë përmendur edhe vendosja e një sërë masash nga BE-ja, mund të stopojnë procesin integrues të Kosovës. Megjithatë, në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk presin që qasja e BE-së ndaj Kosovës të ndryshojë në presidencën e Spanjës.

Deputetja e LVV-së, njëherësh anëtare e Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, Fitore Pacolli thotë për KosovaPress se Spanja duhet të ketë qasje të drejt ndaj Kosovës, pavarësisht se nuk e njeh pavarësinë e saj.

Skeptike për avancimin e Kosovës në presidencën spanjolle është kryetarja e Komisionit për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi.

Deputetja e LDK-së shprehet për KosovaPress se Spanja ka qasje agresive ndaj Kosovës, andaj nga ajo mund të pritet gjithçka, sidomos në polarizimin e tanishëm mes Kosovës dhe BE-së.

Në anën tjetër, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri deklaron se Spanja do të vazhdojë të ketë qëndrim hezitues ndaj Kosovës edhe gjatë udhëheqjes së presidencës së Këshillit të BE-së.

Mirëpo, ai shton se nuk mund të ketë ndonjë ndryshim të madh të kursit të BE-së ndaj Kosovës gjatë presidencës së saj.

Presidencën e Këshillit të BE-së aktualisht e ka Suedia, kurse prej 1 korrikut deri më 31 dhjetor, do ta ketë Spanja. Kosova në dhjetor të vitit 2022 ka dorëzuar aplikacionin në presidencën çeke për marrjen e statusit si vend kandidat për anëtarësim në BE, mirëpo i njëjti ende nuk është shqyrtuar. Për shkak të mosplotësimit të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për depërshkallzimin e situatës në veri, Bashkimin Evropian ka paralajmëruar se do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments