Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmeve brutale të djeshme ndaj gazetarëve nga bandat në Leposaviq.
Ai tha se këto pamje që erdhën nga atje ishin tronditëse, duke pyetur se ku duhet të përfundojë kjo.
Rohde ka kritikuar për mosreagim nga Lista Srpska për dhunën ndaj gazetarëve, për të cilën tha se duhet ta bëjë pjesën e saj për t’i ulur tensionet.
“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Srpska mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”. Ka shkruar ai, derisa ka shpërndarë edhe një video që shfaqte sulmet ndaj gazetarëve.
Për këto sulme të djeshme ka reaguar AGK-ja, e cila kërkoi nga Policia e Kosovës dhe prezenca ndërkombëtare që t’i krijojë siguri gjatë kryerjes së detyrës së tyre. /