Me lot në sy dhe duke u dridhur, kështu e nisi rrëfimin e saj nëna e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, që u vra nga i shoqi në Fier. Ajo ka rrëfyer për mediat, me detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Gruaja tregon se vajza ndodhej në punë dhe sapo ishte kthyer, ishte ulur për të ngrënë bukë. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, Elton Bengaj, futet në shtëpi me kallash në dorë dhe shkakton terror.
Fillimisht sipas nënës së vajzës, ai ka kërkuar të birin, Armandon, por menjëherë në këtë rast ka reaguar Sabrina, i cila i ka thënë ish të shoqit, se “nuk ke punë me të shtëpisë, por me mua”. Më tej, gruaja rrëfen se sapo vajza ka kthyer kurrizin, ish i shoqi e ka qëlluar me breshëri plumbash.
“Po vinte ora 10 e 20 dhe vajza punonte te i huaji. Çdo natë kur ishte turni i dytë, por edhe i pari unë i dilja përpara sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Kur ishte ora 10 e 20, unë lë hekurin dhe dal për në rrugë. Nga frika që ai ka bërë terror në shtëpinë tonë. Ishim gati 8 veta në shtëpi. Erdhi vajza, na pyeti çfarë ka për të ngrënë dhe u ul të hante punë, ndërkohë unë po punoja.
Sa e pash që po hapte derën e jashtme, hapi derën dhe e pash me kallash. Unë me qetësi iu afrova dhe i thashë: E mora me të mirë, i thash para 1 muajsh ishe në burg, pa të parë njeri merr armën e ktheu, mos na bëj terror se e ke bërë njëherë këtë. Ku është ajo më tha, ku është ajo. Vajzën e kisha në një dhomë, ndërsa nusen në dhomën tjetër. Del direkt vajza dhe thotë çfarë ka.
Doli me bukë në dorë vajza, ai i vendosi automatikun. Doli nusja nga dhoma dhe i tha që mos e godit se është shtatzëne. Ai tha më nxirrni Armandon për çunin. Ndërsa vajza i tha s’ke punë me këta, por me mua. Sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi. Më pas e kuptoni vetë…”, u shpreh nëna e vajzës.