Instituti Albanologjik së fundmi ka ribotuar një libër të vitit 1951 më këngë popullore shqiptare të Kosovës, por ajo që ka ngjallur reagim në publik është mënyra se si i janë referuar Republikës së Kosovës.
Në kopertinën e librit është e shkruar “Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë” duke i referuar me terminologji serbe Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori universitar, Blerim Latifi, duke thënë se kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë.
“Në vitin 2021, Instituti Albanologjik i Kosovës boton tituj të tillë, duke iu përmbajtur terminologjisë zytare serbe për Kosovën. Sigurisht, kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë, tani që po afrohet pjesa më e rëndë e Dialogut Kosovë-Serbi, pjesa e marrëveshjes përfundimtare”, ka shkruar Latifi në rrjetin social “Facebook”.
Express ka tentuar që të kontaktoj me drejtorin e Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, por ka qenë i paqasshëm.