Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), në krye me Rron Gjinovcin, kanë shprehur shqetësim për denoncimin që ka bërë profesori Enver Hasani ndaj dekanit të Juridikut Avni Puka, i cili sipas Hasanit ka mashtruar sepse nuk ka doktoraturë të kryer në Universitetin “La Sapienza” në Itali.
ORCA vlërëson se denoncimi i profesorit Hasani është “mjaftë serioz” si dhe ka kërkuar që ky rast të trajtohet në instancat më të larta të UP-së.
ORCA me këtë reagim i është drejtuar rektorit Qerim Qerimi, ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, por asnjëri nga ta nuk e kanë komentuar akoma këtë çështje. Gazeta Express është në pritje të përgjigjeve nga ta, njësoj si edhe nga dekani Avni Puka.
Gazeta Express ka siguruar imellen që Rron Gjinovci ua ka dërguar disa personave, përfshirë rektorin Qerimi e ministren Nagavci, në të cilën u kërkon që për hirë të kredibilitetit ky rast të hetohet nga një trupë që nuk është vartëse e tyre.
Email i plotë:
Gazeta Express publikoi të hënën letrën që profesori Enver Hasani ia ka dërguar rektorit të UP-së Qerim Qerimit në të cilën pohon se autoritetet e Universitetit “La Sapienza” ia kanë konfirmuar se Avni Puka nuk ka kryer doktoratë në këtë institucion.
Letrën e plotë të Hasanit mund ta lexoni duke klikuar KËTU: