Sunday, November 24, 2024
HomeBotaSkandali me ish-ministrin anglez, deputetëve u kërkohet të ”spiunojnë” njëri-tjetrin

Skandali me ish-ministrin anglez, deputetëve u kërkohet të ”spiunojnë” njëri-tjetrin

Deputetëve të Partisë Konservatore i është kërkuar të spiunojnë kolegët e tyre, për të shmangur një skandal si ai i ndodhur me ish-ministrin Matt Hancock.

Deputetët i tremben faktit se mund të ndodhë e njëjta situatë për herë të dytë si ajo e videos ku ekspozohej ministri Matt me ndihmësen e tij, shprehet një burim.

Ish-ministri është fotografuar për herë të parë javën e kaluar në Alpet e Zvicrës bashkë më të dashurën e tij Gina Coladangelo. Skandali i famshëm solli divorcin me gruan prej 15 vitesh dhe doreheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

The Sun informon se ministrave iu është kërkuar të jene vigjilentë për ndonjë të radhës. “Deputetëve u është kërkuar që të ruajnë njëri-tjetrin se kush hyn në zyrën e kujt”, u shpreh një burim për gazetën.

Kujtojmë se ministri u zbulua ndërmjet kamerave të zyrës duke u puthur me sekretaren e tij dhe më pas u zëvendësua nga Sajid Javid.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments