Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosova“S’ka logjikë mos me i përdorë zollat” / Haradinaj zbulon skenarin e...

“S’ka logjikë mos me i përdorë zollat” / Haradinaj zbulon skenarin e Serbisë: Kjo është çfarë synoi në Banjskë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë në Pressing të T7 se Serbia po kërcënon përmes terrorizmit.

Ai ka thënë se plani i Serbisë ishte që t’i ketë disa serbë vendas, por ai thotë se dyshon se terroristët e ikur janë edhe pjesë e ushtrisë serbe.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se duhet një hetim ndërkombëtar për çështjen e këtij grupi terrorist.

Po ashtu, ka thënë se Serbia i ka të dhënat e këtij grupi terrorist, pasi vetë është sponsorizuese e terrorizmit.

’Unë dyshoj që ky është skenari i Serbisë, i kanë identifiku 3-4 vendas, i kanë lënë aty. Unë besoj që ata që ikën minimum 15 prej tyre nëse 20 janë të ushtrisë serbe e të Serbisë. Serbia po shantazhon, po kërcënon me armë”.

“Unë jam i bindur që Serbia i dinë të dhënat e këtij grupi, për këtë duhet një grup ndërkombëtar. Serbia po shantazhon për drejta për serbë me njësi terroriste, që është gabim”, ka thënë Haradinaj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments